Skip to Content

Shqipëria | XHEMAL KUSI

https://botimekoliqi.odoo.com/web/image/product.template/34/image_1920?unique=d2149b0

Kujtimet e Xhemal Kusit, sipas shënimit në faqen e fundit të dorëshkrimit, kanë përfunduar më 31 dhjetor 1955. Ato gjenden të depozituara në Arkivin e Institutit të Historisë dhe për 65 vite me radhë, me përjashtim të disa studiuesve dhe një rrethi të ngushtë personash, askush nuk ka patur informacion për ekzistencën e tyre. Ato fillojnë me një përshkrim mbi situatën politike dhe zhvillimet në vitet e Luftrave Ballkanike, ku një vend të rëndësishëm zë Lufta e Shkodrës kundër agresionit serbo-malazez. Autori sjell aspekte interesante të qëndresës shqiptaro-osmane, por edhe të mungesës së kompaktësisë, bashkëpunimit dhe veprimeve të gabuara të disa personaliteteve shqiptare. Për herë të parë, nga një autor shqiptar jepet një version ndryshe lidhur me vrasjen e komandantit turk të mbrojtjes së Shkodrës, Hasan Riza Pashës. Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi është nga të parët, për të mos thënë i pari autor, që përshkruan dhe analizon me saktësi Kryengritjen në Shqipërinë e Mesme në vitet 1914-1915.

12,00 € 12.0 EUR 12,00 €

12,00 €

Not Available For Sale

This combination does not exist.