Murgu Hokaj | VUK DRASHKOVIQ
“Romani më domethënës i Drashkoviqit Murgu Hokaj mbyll me mjeshtëri rrethin ‘nga thika në snajper’. Të lexosh është si të shikosh shpërthimin e një vullkani në llavën e të cilit, në prag të apokalipsit, digjen njerëz, ide, ideologji, politikë, histori, shtete dhe popuj. Ky është kërkimi i pakompromis i Drashkoviqit për të vërtetat e rrezikshme, blasfemuese dhe gënjeshtrat e dëmshme të historisë në kohën dhe hapësirën tonë. Në aurën e romanit janë Dostojevski, Tolstoi, Kazantsakis, Saramago... Një viktimë e satanizimit dhe atentateve për disa dekada, i bindur gjithnjë e më shumë se hapja e arkivave dhe zbulimi i së vërtetës për krimet dhe autorët në këtë tokë do të mos ndodhë kurrë, Vuk Drashkoviq vendosi t'i caktojë edhe një herë letërsisë rolin e bartësit të të vërtetave historike dhe t'i heqë historisë komplimentin e lashtë të të qenit mësues i jetës.