Të gjithë të mitë | ZUVDIJA HOXHIQ (BERISHA)
Zuvdija Hoxhiq ( Berisha) një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Mal të Zi, por edhe një njeri i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, ka trajtuar në këtë roman biografik marrëdhënie të shkëlqyera e shembullore mes kombësive, feve dhe brezave. Kur ta lexoni, do t’i ndjeni edhe më shumë vlerat dhe tradita e malësorëve, por edhe bashkëvendëseve të tjerë, pa pasur nevojë të zbukurohen, sepse ato janë me të vërtetë të qenësishme, të bukura e të patjetërsueshme, dhe sidomos kur jepen artistikisht, siç i ka dhënë pena e këtij mjeshtri të madh, ato ngrihen edhe më lart dhe qëndrojnë në kohë si bjeshkët që mbajnë.