Konsuli | SALIM BACHI
Përshkrimi i rrëfimit shpirtëror të Artides de Sousa Mendes, konsull portugez në Bordo, i cili, në qershor të vitit 1940, kundër urdhrave të qeverisë së tij, lëshoi viza udhëtimi për mijëra refugjatë nga e gjithë Evropa, me qëllim që t’i shpëtonin kërcënimit nazist. Mbi tridhjetëmijë refugjatë të të gjitha kombeve dhe feve përfituan nga një vizë të nënshkruar prej tij dhe nga këta, më shumë se dhjetëmijë hebrenj i shpëtuan vdekjes së sigurt në kampet naziste, mirëpo për këtë gjë Artides u ndëshkua rëndë.