Dervishi dhe Vdekja | MESHA SELIMOVIQ
“Dervishi dhe vdekja” është kryevepra e Mesha Selimoviqit. Roman i cili tregon historinë e Ahmed Nuredinit, një dervish që jetonte ne një kasaba në Bosnje gjatë kohës së sundimit osman në Ballkan. Pas arrestimit të Harunit, vëllait të Ahmedit, ky i fundit shkëputet tërësisht nga jeta e tij e qetë në teqe dhe në përpjekje për ta ndihmuar të vëllain, futet në realitetin e një bote të padrejtë - kafkiane - ku fati i një individi nuk do të thotë asgjë për sistemin e pamëshirshëm.