Bastardët fisnikë | BLEDAR KURTI
Romani përmban histori, politikë, art, pasion dhe e drejton lexuesin në një rrugëtim të jashtëzakonshëm ndjenjash dhe të papriturash. Përshkrimi i jetëve të tre personazheve të cilët zhvillojnë historinë e tyre të pazakontë, të ndarë nga njëri-tjetri por në fund të romanit, vendmbërritjet e tyre takohen, moment kur kulmon rrjedha e të gjitha ngjarjeve të tre personazheve, kryeministrit, profesorit dhe nëpunësit të cilët në dukje nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por kanë të përbashkët konfliktin dhe shtysën e brendshme për arratinë nga realiteti ku ndodhen.